Në cilësinë e nikoqirit ndjehem krenar për promovimin e këtij libri, jo vetëm vlerat që ka, por edhe për faktin që libri do tu shërbejë studentëve tanë të shkencave politike si literaturë referuese në punimet e tyre, tha rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.
“Libri paraqet një monografi të veprimit politik të shqiptarëve në Maqedoni, kurse autori është munduar që të dominojnë argumentet dhe faktet e jo cilësimet dhe vlerësimet”, tha rektori Bexheti.
Autori i librit, Mahi Nesimi, tha se qëllimi për ta shkruar këtë libër ka qenë plotësimi i mungesës së dokumentëve të shkruara për ngjarje të rëndësishme të shqiptarëve në Maqedoni.
“Ne shqiptarët e Maqedonisë kemi bërë shumë pak që të lëmë dokumente të shkruara për ngjarje të rëndsishme të historisë tonë këtu.Libri përfshinë ngjarje të periudhës nga viti 2001 e deri në momentin aktual, ku argumentohen ngjarjet kryesore dhe përshkruhen e diskutohen tema të ndaluara, si kantonizimi, Marrëveshja e Ohrit, regjistrimi i popullësisë, projekti “Shkupi 2014” dhe Ligji i fundit për përdorimin e gjuhës shqipe.”, tha mes tjerash autori Mahi Nesimi.
Për librin folën recensentët Prof. Dr. Zemri Elezi dhe Prof. Dr. Jeton Shasivari, kurse shumë nga mysafirët e shumtë komentuan dhe bënë bahkëbisedim me autorin.
