Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

ALUMNI aseti më i rëndësishëm i Universitetit

Fakulteti i Biznesit dhe Ekonomisë i Universitetit të Evropës Juglindore, sot (22 qershor 2019), në kampusin në Tetovë, organizoi takimin tradicional me ALUMNI-në, ku morën pjesë rreth 100 studentë të mëparshëm të këtij fakulteti.

Qëllimi i takimit ishte të merren informacione kthyese nga tregu i punës dhe të mbahet e forcohet rrjeti i ALUMNI-t mes vete për të mundësuar sinergjinë e rrjetëzimit, si komponentë e rëndësishme e këtij asociacioni. Studentëve të diplomuar iu prezantua edhe Statuti i Asociacionit ALUMNI, ku patën mundësi të zgjedhin edhe përfaqësuesit, nëpërmjet emërimit të kandidatëve nga mesi i tyre.

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, e vlerësoi mundësinë e dhënë për tu takuar me ALUMNI-në e Universitetit dhe praninë kaq të madhe që dëshmon përkushtim ndaj institucionit.

“Sot nuk dua të flas në cilësinë e rektorit, pasi për ju jam, kam qenë dhe do të mbetem profesori juaj, të cilin e mbani mend nga ligjëratat. Pas 18 viteve të kaluara institucioni ka ndryshuar, por edhe ju. Shohë këtu studentë të mëparshëm që aktualisht janë pozicionuar në pozita udhëheqëse dhe me përgjegjësi në institucionet më të rëndësishme publike. Shohë këtu pronarë të suksesshëm të bizneseve të tyre dhe shohë këtu profesionistë të vërtet të angazhuar në institucione relevante ndërkombëtare dhe në sektorin joqeveritarë.”, tha rektori Bexheti.

ALUMNI jonë është aseti jonë dhe nuk ka model të ngjashëm në rajon si UEJL-ja, që e trajton ALUMNI-në si aset më të rëndësishëm të tij, u shpreh rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti. Ai e porositi ALUMNI-në që të komunikojnë me institucionin, të shprehin respektin e ndërsjellë dhe të veprojnë me bindje dhe me zemër.

Dekania e Fakultetit të Biznesit dhe Ekonomisë, Prof. Dr. Hyrije Abazi u dëshiroi mirëseardhje, duke e shprehur kënaqësinë e saj dhe institucionit për pjesëmarrjen kaq masive të ALUMNI-ve dhe dëshirën e tyre për tu takuar dhe mbajtur kontaktet me universitetin amë.

“Këtë vit e përcollëm gjeneratën e 15-të të të diplomuarve dhe vitet e kaluara dëshmojnë për funksionalitetin dhe ndikimin që ky universitet ka patur në karrierën tone dhe jetët tona. UEJL-ja mbanë pozicionin e modelit të institucionit unik arsimor në rajon, kurse ne krenohemi me këtë, pasi të gjithë na ka bërë të ndjehemi dhe të sillemi si të veçantë”, tha dekania Abazi.

Udhëheqësja e Qendrës së Karrierës, Burbuqe Kaprolli-Hamzai, e prezantoi Statutin e Asociacionit të ALUMNI-të të UEJL-së dhe format e komunikimit që Qendra i përdor gjatë komunikimit me studentët e mëparshëm të Universitetit.

Disa nga ALUMNI-të, si: Besnik Ademi (pronar i biznesit privat), Bardhyl Dauti ( politikanë dhe profesor) dhe Aida Uzeri-Baftijari, ishpalosën kujtimet nga vitet studentore dhe e tregon rrugën e tyre të suksesit, ku UEJL-ja, ka luajtur rolin kyç në karrierën e tyre.

ALUMNI-të në takim kishin sjellë edhe fëmijët e tyre, të cilët krijuan gërshetimin e gjeneratave, duke dhënë porosinë se e ardhmja është e sigurt dhe se u takon atyre, pra edhe ky institucion i arsimit sipëror.

Google+