Gjatë semestrit veror, drejtori i Institutit “Maks van der Shtul”, dhe profesor në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Prof. Dr. Veli Kreci, në cilësinë e profesorit të jashtëm ka ligjëruar në Universitetin e Sietëllit – Kolegji i Artit dhe Shkencës, në SHBA.
“Kjo ishte një eksperiencë unike, ku pata mundësi që studentëve të magjistraturës tu ligjërojë mbi tema që ndryshonin nga ato për emigracioni deri te çështjet e politikave të biodiversitetit”, thotë prof. Kreci.
“Hartimi efektiv i politikave: Bashkimi Evropian”, ishte lënda zgjedhore, të cilën e ka ligjëruar Prof. Veli Kreci, ku 14 studentët e programit të magjistraturës në administratë publike e kanë ndjekur nga 6 orë në javë, për katër javë sa ka qenë ai i angazhuar në Universitetin e Sietëllit.
“Është kënaqësi të ndash përvojën, të kuptosh se ne si Universitetit kemi shumë gjëra që mund të tregojmë jo vetëm në nivel nacional, por edhe ndërkombëtar. Mezi pres që këtë përvojë të fituar ta ndaj me kolegët në UEJL dhe t’iu mundësoj studentëve të kenë dobi nga ajo”, theksoi Prof. Kreci.
