Delegacioni realizoi takim me rektorin, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, ku u shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit në sfera të ndryshme dhe ku të dy universitetet kanë interes të përbashkët.
Rektori Bexheti, e njoftoi delegacionin e Universitetit Mercer, me zhvillimet e fundit në Universitet, duke veçuar si prioritet ndërkombëtarizimin, ku të dy universitetet mund të bashkëpunojnë, posaçërisht në këmbimin e stafit dhe studentëve.
