Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi - Ekspertë të UEJL-së do të angazhohen në rritjen e kapaciteteve për anëtarësim sa më të shpejtë me BE-në

Universiteti i Evropës Juglindore dhe Sekretariati për Çështje Evropiane, sot (11 korrik 2019), në Tetovë, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi. Qëllimi i këtij Memorandumi është ta rrisë aftësinë e të dy palëve për të ushtruar kompetencat e tyre në përputhje me angazhimet euroatlantike, ligjet dhe dokumentet strategjike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Memorandumi u nënshkrua nga rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe nga zëvendëskryeministri i angazhuar për çështje evropiane në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Rektori Bexheti u shpreh i kënaqur që Qeveria e mirëpriti nismën për konkretizimin e bashkëpunimit të nisur dy muaj më parë, me nënshkrimin e këtij memorandumi.

“UEJL dëshmon se është i gatshëm të merr përgjegjësi shoqërore dhe të jep kontributin në dy procese shumë të rëndësishme për vendin, duke ndihmuar në organizimin e trajnimeve për administratën dhe redaktimin gjuhësor të gjitha akteve juridike shtetërore”, tha rektori Bexheti.

Zëvendëskryeministri Osmani e cilësoi Universitetin e Evropës Juglindore si institucion më kredibil dhe me serioz për të qenë bartës i proceseve integruese të vendit.

“Memorandumi ka karakter shumëdimensional dhe parasheh që në negociata të përfshihen edhe ekspert nga ky universitet”, tha Osmani.

Memorandumi synon të krijojë bashkëpunim midis të dy palëve në përafrimin me BE-në dhe përfshirjen e komunitetit akademik në forma të ndryshme të bashkëpunimit dhe partneritetit në procesin e integrimit evropian.

Palët nënshkruese, do të angazhohen për organizimin e seminareve dhe trajnimeve të ndryshme për përsosjen e shkathtësive të zyrtarëve administrativë në fushën e fondeve IPA dhe recension terminologjik të të gjitha ligjeve dhe akteve të tjera ligjore që shpallen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Google+