Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, ku të dy institucionet mund të kontribuojnë në ofrimin e arsimimit cilësor.
Rektori Bexheti e njoftoi drejtorin e Maarif-it Diliogllu me mënyrën e funksionimit dhe me planet për të ardhmen në zhvillimin e Universitetit.Po ashtu, edhe drejtori i Maarif-it e njoftoi rektorin me strukturën dhe funksionimin e Kolegjit “Maarif”.
Se bashku nënvizuan dhe u përkushtuan për një bashkëpunim me konkret midis institucioneve përkatëse në të mirë të arsimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe shoqërisë në përgjithësi.
