Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL fiton grant për testimin e pajisjeve për Interntin e Gjeneratës së Ardhshme

Institututi “Maks van der Shtul” dhe Qendra për Inovacionin e Biznesit janë fitues të një granti, që ndahet nga projekti H2020, të Bashkimit Evropian. Bartës i këtij projekti është Prof. Mennan Selimi, kurse projekti do të realizohet në disa faza.

“Me grantin që e kemi fituar (faza e parë), do të na mundësohet të eksperimentojmë teknologji të Cloud Computing, duke përdorur pajisjet reale (wireless nodes), që ndodhen të shpërndarë në qytetin Antverp të Belgjikës. Rezultatet nga eksperimentet supozojmë të jenë në shërbim të kompanive të Parkut Teknologjik të UEJL-së dhe do të mundësojnë që studentët e magjistraturës dhe doktoratës, të publikojnë në konferencat më me renome botërore.”, thotë Selimi.

Kjo është hera e parë e bashkëpunimit mes Institutit “Maks van der Shtul” dhe Qendrës së Inovacionit të Biznesit, në kuptimin e bashkëpunimit mes hulumtuesve dhe industustrisë, duke e përdorur qendrën si link për këtë bashkëpunim.

Fed4Fire është projekt H2020, që financon idetë dhe eksperimentet me inovative nga fusha e TIK-ut, duke i përkrahur me pajisje moderne dhe bashkëkohore. Fed4FIRE ofron bazën më të madhe të kampionëve eksperimentues të Interentit të Gjeneratës së Ardhshme, duke mbështetur një gamë të gjerë të komuniteteve dhe iniciativave të ndryshme kërkimore dhe inovative në Evropë, projektet dhe iniciativat për testimin e 5G.

Realizimi i projektit fillon në gusht dhe do të përfundojë në nëntor të këtij viti.

Google+