Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Trajnim për mësimdhënësit në kuadër të projektit RoMIGSc

Në UEJL - Shkup, të martën (11.06.2019), u realizua trajnimi për mësimdhënës, në kuadër të aktiviteteve të projektit RoMIGSc- ERASMUS-plus WP5.

Fokusi i trajnimit në pjesën e parë ishte prezantimi i pjesës së përgjithshme të qëllimeve të projektit nga Merita Zulfiu Alili, kurse në pjesën e dytë, në fokus ishte prezantimi i disa aktiviteteve të realizuara nga trajnimet për vullnetarë, si pjesë e pakos WP5, detyrime, të cilat janë prioriteti ynë si partner të projektit, të cilat si ecuri e procesit u prezantuan nga Besa Kadriu.

Në pjesën e dytë të trajnimit prezantoi përfaqësuesja e OJQ-së “SUMNAL”- Sibel Bajram, ku pati diskutime nga pjesëmarrësit-mësimdhënësit, të cilët dhanë shembuj të mirë të praktikave të funksionimit të paraleleve të përziera, në mes kulturave të ndryshme, se si ata funksionojnë dhe bashkëpunojnë në një ambient të këtillë. Në rolin e koordinatorit foli Veli Kreci, i cili e theksoi rëndësinë e trajnimti për mësimdhënësit dhe pjesën e aktivitetit që ne e kemi si partnerë të projektit.

Në këtë trajnim, e ftuar speciale ishte Maja Muhiq, e cila pati një prezantim të shkëlqyer rreth koncepteve dhe teorive multikulturore, që zgjoi interesim të veçantë tek të pranishmit dhe u vlerësua shumë pozitivisht. Në koordinimin e këshilltarit të Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, Vullnet Besimi, për kontributin e dhënë, të gjithë të pranishmive iu ndanë certifikata.

Google+