COVID-19 Information

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rektori Bexheti dërgoi telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta e Prof. Dr. Hajrullah Gorani

Me rastin e ndarjes nga jeta e Prof. Dr. Hajrullah Gorani, rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, në emrin e tij, të Universitetit dhe si ish student dërgoi telegram ngushëllimi familjes së profesorit të ndjerë.

“Me dhembje e pranuam lajmin e ndarjes nga jeta të Prof. Dr. Hajrullah Gorani, i cili përveç si bashkëpunëtor i yni në Fakultetin Ekonomik, përfaqësonte një model të profesorit, profesionistit dhe veprimtarit të dalluar. “, thuhet në telegram.

“Republika e Kosovës, por edhe gjithë shqiptaria humbi pishtarin e arsimit të lartë, Prof. Hajrullah Goranin, prej të cilit mësuam aq shumë, jo vetëm përmbajtje profesionale, por edhe për atributet e një karakteri të veçantë. Për të gjithë ne që ishim gjenerata e Universitetit “Hasan Prishtina” Prishtine Prof. Gorani mbetet model i një njeriu dhe profesori ideal dhe shkencërisht të funduar.”, thotë rektori Bexheti në telegramin e ngushëllimit.

“Profesor Goranin, me shumë mall e përkujtojmë si të tillë edhe për disa gjenerata të para të Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, në periudhën 2002-2005, që ishte gurëthemel i një Institucioni të Arsimit të Lartë që edhe sot hapëron drejt shtigjeve të dijes dhe shkencës, në përputhje me parimet dhe leksionet e tij. Emri dhe vepra e Prof. Dr. Hajrullah Gorani le t’i shërbejë kurajos sonë intelektuale si nxitje për ta përsosur sistemin tonë të vlerave humane e shkencore.”, thotë mes tjerash Rektori Bexheti në telegramin e ngushëllimit.

Google+