Rektori, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti u shpreh i befasuar këndshëm nga angazhimi që kanë treguar stafi akademik dhe studentët, duke u kyçur në platformën online në kushte të jashtëzakonshme.
Anëtarët e Ekipit Ekzekutiv të Rektorit, duke respektuar distancën morën pjesë në mënyrë aktive në të gjitha pikat që u diskutuan në këtë mbledhje, ku u dhanë rekomandime lidhur me procesin mësimor dhe funksionimin e Universitetit në kushte të masave të ndërmarra nga Qeveria, por edhe nga vet Universiteti për tu përballur me efektet e korona virusit.
Me shtrëngimin e masave në luftën për mbrojtje nga rreziqet e korona virusit, Universiteti i Evropës Juglindore ka kufizuar në minimum praninë fizike të stafit, ku në formën e sportelit punojnë vetëm disa shërbime të domosdoshme, ndërsa pjesa tjetër e stafit orarin e punës e realizon online.
Mbledhjet e ardhshme të Ekipit Ekzekutiv të Rektorit, do të vazhdojnë online, ashtu si edhe aktivitetet e menaxhementit deri në fillimin e punës në kushte normale.
