Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Mësimdhënia online në UEJL gjithëpërfshirëse dhe me aplikacione të zhvilluara nga vet institucioni

Universiteti i Evropës Juglindore është i pari në vend dhe ndër të parët në rajon në shfrytëzimin dhe krijimin e platformave për mësimdhënie online. Në kushte të masave të ndërmarra nga qeveria për tu mbrojtur nga rreziqet që vijnë nga përhapja e korona virusit, Universiteti i Evropës Juglindore i ka aktivizuar të gjitha mekanizmat që mësimdhënia të jetë e plotë dhe gjithëpërfshirëse.

“Pjesëmarrja e studentëve në mësimdhënien online është e konsiderueshme me rreth 2/3 e numrit të përgjithshëm, por me vazhdimin e këtij modeli pritet që të ketë përfshirje të plotë të tyre. Realizimi i mësimdhënies online është proces i vështirë për ta realizuar, pasi kërkon pajisje, kapacitet të internetit, përkrahje TI dhe trajnime. Ky është proces i dyanshëm, ku studentët dhe profesorët realizojnë aktivitete virtuale të sinkronizuara të komunikimit video, ngarkimit të materialeve, evaluimit, por edhe të notimit. “, thotë rektori Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.

Aktualisht realizohen 497 klasa aktive virtuale për secilin semestër. Posta elektronike konsiderohet si dokument zyrtar si për stafin akademik, ashtu edhe për stafin administrativ.

“Që në fillim të ekzistimit të Universitetit materialet bazike për lëndët janë të qasshme online nëpërmjet sistemeve komerciale, ose sistemeve për udhëheqjen e mësimdhënies, të zhvilluara nga vet institucioni, siç janë: Angel dhe Libri. “, theksoi prorektori për planifikim akademike dhe digjitalizim, Prof. Dr. Vlladimir Radevski.

Duke filluar nga viti 2015, Universiteti ka miratuar standard të ri të sistemit për udhëheqjen e mësimdhënies, me 28 lëndë dhe i njëjti përdoret edhe aktualisht, ku përveç komunikimit mundësojmë krijimin e forumeve për debate, aplikacione për evaluimin e përparimit-kuize dhe komunikim automatik për menaxhim me detyrat e projektet.

Shërbimet Cloud, të cilët përdoren në Universitet janë depozitues zyrtar për zyrat me vëllim më të madh të dokumenteve, siç është Zyra e planifikimit akademik. Biblioteka universitare mundëson qasje në bazat elektronike me resurse të lidhura me fushat akademike në interes të Universitetit.

“Duke i përdorur këto sisteme zbatojmë aktivitete edhe për informacione kthyese dhe mendime të studentëve, të cilët vetëm semestrin e kaluar në formë elektronike kanë vlerësuar 4. 938 kurse, përkatësisht ligjërues ”, thotë prorektori Radevski.

Kalimi në mësimdhënien online të sinkronizuar u realizua menjëherë vetëm disa orë pas vendimit të Qeverisë për ndërprerjen e mësimdhënies konvencionale, duke formalizuar dhe zyrtarizuar platformën për mësimdhënie online me materiale dhe prezantime të përgatitura për secilën lëndë, si parakusht për angazhime pune në UEJL. Digjitalizimi i procesit mësimor është njëri nga prioritetet e UEJL-së dhe për këtë qëllim, që nga viti 2018, njëri nga prorektorët është i angazhuar në fushën e digjitalizimit të institucionit dhe procesit akademik.

Google+