Të nderuar studentë dhe anëtarë të stafit,
Ju informojmë se duke u nisur nga rrethanat e krijuara me intensitetin e pandemisë Covid-19, si dhe rekomandimet dhe masat e Qeverisë për sa më pak kontakt të drejtpërdrejtë që të jetë e mundur me qëllim që të parandalojmë rrezikun dhe që të kontribuojmë në tejkalimin e situatës sa më shpejt që të jetë e mundur, do të vazhdojmë me punë online sipas udhëzimeve të mëparshme.
Me këtë rast, ju informojmë se regjimi i përcaktuar për dy javë, pra deri më sot (24.03.2020), vazhdon edhe më tej deri në një datë tjetër kur të kenë kaluar arsyet e këtij zbatimi. Njëkohësisht, ju motivojmë për të vazhduar dhe bile për të rritur interaktivitetin dhe kërkesat tuaja ndaj stafit akademik, të cilët gjithaq janë të përkushtuar për të minimizuar humbjet e shumanshme nga kjo e keqe e përbashkët.
Për veprime të mëtejshme do t'ju informojmë përsëri.
Qëndroni në shtëpi të sigurt dhe kujdeseni për shëndetin!
Rektori,
Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti
