Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, ishte njëri nga folësit kryesor në ngjarjen “Ndikimi i sfidave të reja nga pandemia mbi arsimin e lartë”. Në ktëë ngjarje po ashtu folën edhe: ministri i Arsimit, Arbër Ademi, rektori i Universitetit “Kirili dhe Metodij”, Prof. Dr. Nikolla Jankullovski, rektori i Universitetit “Kliment Ohridski”, Prof. Dr. Sasho Korunovski dhe Mishko Xhidrov, prorektor për arsim në Universitetitn “Goce Delçev”, në Shtip.
Organizator i debatit ishte Universiteti i Manastirit, kurse morën pjesë mbi 130 profesorë dhe studentë, nga universitetet në vend.
Debatin e plotë dhe fjalën e rektorit ndiqeni në linkun në vijim: https://youtu.be/ctA3UyMJj8A
