Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Pas ndërprerjes së mësimit për shkak të koronavirusit UEJL krejt procesin mësimor e zhvillon online

Universiteti i Evropës Juglindore në kushte të masave të ndërmarra nga qeveria për ndërprerjen e mësimit klasik në universitete, që nga 11 marsi, mësimdhënien e ka transferuar tërësisht në platformën online.

Për mësimdhënien në distancë po përdoret platforma, Google classroom, ndërsa profesorët secilin studentë e kontaktojnë nëpërmjet këtij sistemi, ku hapet nyja online dhe ndiqen ligjëratat.

“Ne si Universitet tanimë kemi përvojë në këtë fushë të edukimit në distancë dhe jemi lider në ligjërimin online.”, thotë Adrian Besimi, dekan i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore.

Studentët e kanë pritur me shumë qetësi dhe besim, pasi edhe në kushte normale, një pjesë e ligjëratave në Universitet është realizuar online.

Duke përdorur Google meet, krijohen klasa virtuale, ku studentët dëgjojnë ligjërata, ngarkojnë punime dhe njëkohësisht edhe shkarkojnë materiale, të cilat profesori i lëndës përkatëse i ligjëron.

Në kushte të masave të ndërmarra për mospërhapjen në masë të koronavirusit, të gjitha fakultetet e Universitetit të Evropës Juglindore gjatë 14 ditëve realizojnë mësimdhënien në distancë dhe studentët, përveç pranisë fizike dhe efektit social, nuk humbin asnjë nga orët mësimore.

Google+