Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Parlamenti dhe Asociacioni Studentor i UEJL-së shpërndau maska dhe doreza falas për qytetarët e Tetovës dhe Shkupit

Përfaqësues të Parlamenti dhe Asociacioni Studentor i UEJL-së, sot (7 prill 2020), në qendër të Tetovës dhe të Shkupit, kanë shpërndarë falas maska dhe doreza për qytetarit e rastit, me qëllim dhënien e kontributit në parandalimin e përhapjes dhe mbrojtjes nga rreziqet e pandemisë Kovid 19.

“Mesazhi jonë drejtuar qytetarëve të RMV-së është t’i respektojnë masat e reja të Qeverisë së RMV-së, ndërsa studentëve u sugjerojmë të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i ndjekin ligjëratat online, ashtu edhe si kemi filluar që prej ditës dytë të kësaj pandemie, ku tash do kemi mundësinë edhe provimet t’i kryejmë online." - thotë Agron Demiri, kryetar i Parlamentit Studentor në UEJL.

Universiteti i Evropës Juglindore, që me fillimin e rrezikut nga përhapja e koronavirusit i ka ndërmarrë të gjitha masat për mbrojtjen e studentëve dhe stafit, por pa e rrezikuar procesin e mësimdhënies. Duke patur përvojë në mësimdhënie në distancë, stafi akademik dhe studentët u përshtatën menjëherë dhe kjo mënyrë u masivizua shpejtë nga pjesëmarrja e studentëve.

Përveç pjesëmarrjes masive në mësimdhënien në distancë, Parlamenti dhe Asociacioni Studentor në funksion të kontributit për të ndihmuar në këtë situatë të jashtëzakonshme, i është bashkëngjitur edhe fushatës botërore për sensibilizimin e popullatës që të qëndroj në shtëpi. Ata, nëpërmjet fotografive kreative përçojnë porosinë se pse është e rëndësishme të qëndrojmë në shtëpi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Galeria e fotografive

Google+