Nga Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë studentja më e dalluar u shpall Ardita Idrizi, studente në Fakultetin e Drejtësisë.
Qëllimi i shpalljes së studentëve të dalluar është vlerësimi, motivimi dhe nxitja e tyre për të arrirë suksese në karrierën e tyre.
Studentëve të dalluar përveç mirënjohjes u janë dhuruar edhe komplete librash nga disa shtëpi botuese të njohura nga vendi.
Në këtë manifestim u shpallën edhe nxënësit e dalluar nga disa shkolla të mesme në Maqedoninë e Veriut.
