COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL do ta zgjerojë brezin e gjelbër në Kampusin e Tetovës

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti , sot (30 prill 2021), priti në një takim ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxhën dhe bashkëpunëtorët e tij.

Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit të ndërsjellë dhe arritja e një partneriteti në zhvillimin dhe zgjerimin e pyllëzimit dhe gjelbërimit në hapësirën e kampusit të Universitetit në dobi të komunitetit më të gjerë.

Rektori Bexheti, foli për masat që po i ndërmerr Universiteti në aspekt të mbrojtjes së mjedisit jetësor, arritjes së qëllimit për emetim zero të dyoksidit të karbonit dhe aktiviteteve të tjera mjedisore, që janë jo vetëm në dobi të studentëve, por edhe komunitetit.

“Ne e zhvillojmë idenë e gjelbërimit të kampusit me hapa optimal, duke e ruajtur pozicionin e liderit edhe për këto aspekte mjedisore, ku dobia është e gjithanshme, fillimisht leverdi për shëndetin e komunitetit dhe në kontributin tonë rreth misionit për emetim zero të dyoksidit të karbonit (CO2).”, tha Rektori Bexheti.

Ministri Hoxha, e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ministrisë që ai drejton me institucionet arsimore, e në veçanti me Universitetin e Evropës Juglindore.

Rektori Bexheti dhe Ministri Hoxha, i cili është edhe Alumni i UEJL-it, në mënyrë simbolike mbollën nga një fidan, që shënon fillimin e fazës së parë të realizimit të projektit.

Në fund të takimit, Ministri Hoxha e pranoi kërkesën dhe elaboratin e projektit ideor, ku parashihet edhe rregullimi i një shtegu për çiklizëm dhe vrapim përgjatë gjithë kufirit të Kampusit të UEJL-së.

Kampusi i UEJL-së shtrihet në një sipërfaqe prej 200 000 metër katror, prej të cilave 95 000 metër katror janë sipërfaqe të gjelbëruara dhe të mirëmbajtura në vazhdimësi.

Google+