Shkollës së Mesme në Gostivar i janë dhuruar gjithsej 33 karrige, 15 banka shkollore, 4 tavolina dhe dy tabela magnetike. Në Qendrën Edukative Korrigjuese janë dhuruar gjithsej 2 banka shkollore, 1 tabelë magnetike dhe 4 karrige.
Universiteti i Evropës Juglindore iu përgjigj pozitivisht kërkesës së këtyre institucioneve për t’iu siguruar mjete shkollore, të nevojshme për realizimin me sukses të punës së tyre të përditshme.
UEJL për çdo vit dhuron mjete shkollore, por edhe kompjuterë, pajisje të TI-së kryesisht shkollave të mesme dhe fillore, si dhe institucioneve shëndetësore dhe organizatave që merren me trajtimin e grupeve të margjinalizuara në shoqëri.
Vetëm gjatë vitit 2020, UEJL u ndau shkollave fillore dhe të mesme rreth 50 kompjuterë dhe pajisje në vlerë mbi 100 mijë euro.
