Në takim u bisedua për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm dhe nevojën për intensifikimin e të njëjtit.
“Në mënyrë reciproke vlerësuam se UEJL-ja është ndër institucionet me bashkëpunim më intensiv, si për numrin e projekteve, ashtu edhe për numrin e këmbimeve të studentëve në kuadër të programit Erasmus + përpjesëtimisht me përmasat e Universitetit”, tha Rektori Bexheti.
Të dy palët, po ashtu vlerësuan se mbështetja e mëtejme reciproke, do të jetë edhe më intensive edhe për shkak të efikasitetit dhe kapacitetit implementues të Universitetit në projektet Erasmus.
Rektori Bexheti dhe drejtori Gjeorgjievski u pajtuan se potenciali ritës i mundësive të këtij programi krijon motiv shtues për rritjen e mëtejme të shkallës së shfrytëzimit të këtyre mundësive që vijnë nga taksapaguesit e BE-së.
Universiteti i Evropës Juglindore aktualisht është duke realizuar tetë projekte Erasmus + dhe çdo vit mesatarisht mbi 60-të studentë realizojnë këmbime në universitetet më të njohura evropiane në kuadër të programit për mobilitet Erasmus +.
