Asociacioni Evropian i Fakulteteve të Drejtësisë (ELFA), ka sot më shumë se 150 anëtarë që përfshijnë dyzet e nëntë vende dhe katër kontinente dhe si i tillë, është themeluar për të rritur cilësinë e arsimimit juridik në Evropë.
Asociacioni siguron një platformë për diskutimin dhe koordinimin e edukimit juridik dhe hulumtimit shkencor juridik, përfshirë dhe shkëmbimin e pikëpamjeve dhe të praktikave të mira midis anëtarëve të saj lidhur me sfidat që i referohen edukimit juridik përgjithësisht, siç janë: njohja e të mësuarit të fituar në vendet e tjera, mobiliteti i studentëve dhe stafit akademik, arsimimi digjital, procesi i reformës së edukimit (arsimit) juridik në Evropë, promovimi i bashkëpunimit midis universiteteve në Evropë, ndërtimi i kapaciteteve të përbashkëta hulumtuese shkencore juridike dhe përfaqësimi i fakulteteve juridike vis-à-vis institucioneve evropiane, institucioneve nacionale të arsimit dhe asociacioneve të avokatëve dhe prokurorëve.