COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rektori i UEJL-së, Akademik Prof. Dr.Abdylmenaf Bexheti merr pjesë në konferencën ndër-rektoriale të organizuar nga Agjencia Nacionale për Programe Studimore Europiane dhe Mobilitet në Shkup

Temë diskutimi e kësaj konference, që po mbahet sot në Shkup (26 maj 2021), është ndërkombëtarizimi i arsimit të lartë në RMV dhe zgjerimi i bashkëpunimit me institucione të arsimit të lartë në vendet e BE-së dhe botës, me qëllim të përthithjes së studentëve për të studiuar në RMV.

Programi Erasmus, aksioni për shkëmbim të studentëve dhe të punësuarve, është bazë e mirë për ta arritur këtë dhe prandaj duhet kushtuar vëmendje në zhvillimin e këtij programi në universitete.

Në fjalën e tij, rektori Bexheti potencoi se duhen krijuar instrumente dhe politika të financuara nga shteti me qëllim të nxitjes së ndërkombëtarizimit të universiteteve, me qëllim të kapjes së ritmit me të cilin po zhvillohet tregu i punës. Ai, po ashtu theksoi se programet studimore të universiteteve duhet të përshtaten dhe koordinohen në bazë të lëvizjeve dhe përcaktimeve strategjike globale, duke iu mundësuar studentëve të huaj të mund të bëjnë ekuivalentin më të lehtë të dijeve në shtetet e tyre amë.

Në fund të fjalës së tij, rektori Bexheti kërkoi angazhim edhe më të theksuar të Agjencisë Nacionale në drejtim të arritjes së qëllimeve të përcaktuara për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë në RMV.

Google+