Dokumenti paraqet pasaportën e Universitetit tonë, që na jep mundësinë të marrim pjesë në të gjitha projektet evropiane dhe ndërkombëtare dhe që financohen nga Komisioni Evropian nëpërmjet programit Erasmus.
Kjo Certifikatë i mundëson UEJL-së, që të vazhdojë me aktivitetet për realizimin me sukses të të gjitha programeve Erasmus, duke përfshirë mobilitetin dhe projektet hulumtuese në kuadër të po këtij programi të financuar nga KE-ja.
UEJL edhe këtë vit është përfitues i grantit për realizimin e këmbimeve studentore dhe të stafit në kuadër të Programit Erasmus +, ku parashihet që mesatarisht këtë të drejtë ta shfrytëzojnë rreth 70 studentë dhe 20 përfaqësues të stafit.
