Rektori Bexheti në shenjë respekti aktorit Bajrush Mjakut i ndau Mirënjohje në emër të Universitetit të Evropës Juglindore në shenjë respekti për gjestin, por edhe për kontributin e tij si aktor i spikatur i teatrit shqiptar në përgjithësi.
“Urtësi dhe Marrësi”, është libri i fundit i Bajrush Mjakut, i cili është cilësuar si një monografi e vërtet e Teatrit Shqiptar në Shkup, por edhe si një autobiografi e autorit, i cili me fanatizëm i ka ruajtur të gjitha dokumentet dhe shënuar të gjitha ngjarjet për punën e tij në këtë teatër dhe më gjerë.