“Në takim përveç se u këmbyen informata reciproke për mënyrën e organizimit e funksionimit të dy institucioneve me ngjashmëri në disa aspekte, por me dallime në madhësi dhe qëndrueshmëri, u bisedua edhe për bashkëpunimin aktual në projektin e përbashkët STAND (Forcimi i autonomisë universitare dhe rritja e përgjegjësisë dhe transparencës së Universiteteve të Ballkanit Perëndimor), nën drejtimin e IBC-M dhe ku UEJL është pjese e konzorciumit të projektit.”, tha Rektori Bexheti
Mbi këtë baze, njëkohësisht u bisedua për format konkrete të bashkëpunimit në projekte shkencore të përbashkëta me donacione ndërkombëtare, posaçërisht atyre nga Komisioni Evropian, ku UEJL është në proces aplikimi dhe e ka ftuar IBC-M për partneritet.
