Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, u shpreh i entuziazmuar për suksesin e arritur të studentëve, të cilët janë gjenerata e parë e këtij drejtimi.
“Ju jeni të parët që shkelni shtegun e zhvillimit horizontal të Universitetit, që nënkupton zgjerimit drejt shkencave teknike. “, tha Rektori Bexheti.
Studentët i kanë ekspozuar punimet e tyre një semestrale përmes vizatimeve konkrete arkitektonike; bazë, pamje, prerje karakteristike, model analog i përpunuar druri dhe sipas zgjedhjes edhe model kompjuterik.
