COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Zyrtarisht hapet Qendra Rinore për Resurse – Projekt që implementohet nga UEJL

Me një ceremoni rasti, sot (18.02.2021), në Gostivar zyrtarisht u shpall e hapur Qendra Rinore për Resurse. Hapja e kësaj qendre mbështet përmes projektit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), i kofinancuar edhe nga Komuna e Gostivarit. Projekti implementohet nga Universiteti i Evropës Juglindore.

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti falënderoi pjesëmarrësit për bashkëpunimin dhe kontributin e dhënë. Ai kërkoi nga të gjithë që të punohet fortë në sigurimin e qëndrueshmërisë së kësaj qendre edhe pas përfundimit të periudhës trevjeçare, kurse nga të rinjtë kërkoj që të kyçen dhe të përfitojnë ekspertizën e nevojshme për tregun e punës.

“Koncepti dhe struktura e kësaj qendre dhe ekspertiza që ka UEJL-i, do të mundësoj që këtyre grupeve të interesit t’iu servisohen trajnime dhe mundësi për të qenë më kompatibil me tregun e punës, ndërsa të rinjve do t’ju mundësojmë gjetjen sa me reale të profesionit të tyre duke ju dhënë trajnime, këshilla dhe punëtori të ndryshme për t’i shprehur dhe realizuar aftësitë dhe ëndrrat e tyre. “, tha Rektori Bexheti.

Koordinatori i Qendrës Rinore për Resurse, Azir Aliu, tha se ideja e hapjes së një qendre të këtillë filloi në UEJL, duke patur parasysh përvojën, kuadrin e përgatitur dhe vizionin të ketë impakt të drejtpërdrejt shoqëror. Aziri, premtoi se pas një viti do të takohemi sërish për të kumtuar rezultatet konkrete të kësaj qendre.

Në ceremoninë e hapjes fjalim rasti mbajtën edhe ambasadorja e Zvicrës, Sh.S. Sybille Suter, e cila tha së në kohën e zhvillimeve moderne të ekonomisë dhe biznesit është shumë e rëndësishme bashkëpunimi mes biznesit dhe universiteteve.

Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Narine Sahakyan, u bëri thirrje të rinjve të kyçen në këtë qendër, por jo vetëm ta kenë qëllimin e përfitimeve financiare, por të realizojnë idetë dhe të hapin bizneset e tyre.

Në fjalimin e tij të rastit, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, tha se kjo është qendra e tretë rinore që hapet në Gostivar dhe kemi dëshmuar se bashkëpunimi mes institucioneve të ndryshme gjithmonë sjellë rezultate konkrete.

Fjalim rasti mbajti edhe ministrja e Punëve dhe Politikës Sociale e Maqedonisë së Veriut, Jagoda Shahpaska, e cila prezantoi prioritetet e qeverisë në përkrahje të projekteve të vetëpunësimit dhe punësimit të të rinjve.

QRR funksionon si qendër inovative dhe e resurseve për punësim si dhe vetëpunësim të të rinjve, me fokusim në vendet e punës së të ardhmes. Qendra i pasuron dhe i zgjeron shërbimet që i kanë studentët në kampusin e Universitetit EJL, ndërsa në programin i përfshin edhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Google+