“Qëllimi i këtij takimi ishte vendosja e një bashkëpunimi të ndërsjellë me objektiva reciproke për t’i përkrahur ata në ngritjen e një sistemi digjital të menaxhimit përmes dizajnimit të një projekti shkencor për kërkim fondesh në Erasmus, ose në projekte të tjera”, theksoi Rektori Bexheti.
Në këtë takim, Rektori Bajraktari ofroi përkrahjen për UEJL-in në drejtim të zhvillimit të kurrikulave dhe ofrimin e stafit në realizimin e synimit për zgjerim të ofertës akademike me programe të shkencave aplikative.
