“Profesor O'Meara ka qenë njëri nga personat e zëshëm në nisjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit mes IU dhe UEJL-së, që nga fillimi, në vitin 2001, në cilësinë e dekanit për Programet e Bashkëpunimit Ndërkombëtar e deri tani si zëvendëspresident.”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Universiteti i Evropës Juglindore ka humbur një mik dhe përkrahës të madh, kurse Universiteti Indiana një ambasador të vërtet dhe një profesor të përkushtuar në programet e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
