COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Uebinar mbi reformat në arsimimin e mësuesve të gjuhës angleze

Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit/Departamenti i Gjuhës Angleze, të premten (12 mars), i tuboi 35 pjesëmarrës nga vendi dhe rajoni për të diskutuar lidhur me reformat në arsimimin e mësuesve të gjuhës angleze në rajonin e Ballkanit.

Profesorë, ekspertë, alumni të UEJL-së dhe studentët aktualë prezantuan hulumtimet e tyre dhe ndanë përvojat praktike dhe mendimet rreth asaj se çka duhet ndryshuar për t’iu përgjigjur kërkesës së vazhdueshme për përmirësim dhe progres dhe sfidave të trendëve në shoqëri, veçanërisht duke marrë parasysh rrethanat e krijuara si rezultat i pandemisë botërore.

Shefi i Departamentit të Gjuhës Angleze, Prof. Dr. Endrju Godspid ( Andrew Goodspeed), e prezantoi temën duke dhënë një përshkrim shumë të plotë të gjendjes së mësimdhënies së gjuhës angleze në vend dhe më gjerë me një perspektivë historike të kushteve që kishin çuar në situatën aktuale të karakterizuar nga një mbiprodhim i mësuesve të gjuhës angleze me njohuri të dobëta të anglishtes. Diskutimi i tij u pasua nga prezantimet e folësve të ftuar nga Universiteti i Tetovës, UBT - Prishtinë, Universiteti "Nënë Tereza" dhe Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit dhe ku u zhvillua një diskutim konstruktiv midis pjesëmarrësve.

Porositë kryesore të përçuara nga kjo ngjarje shumë e dobishme ishin që programet mësimore të trajnimit të mësuesve të gjuhës angleze duhet të rishikohen në mënyrë që të vendoset theksi në shkathtësitë e shkëlqyera në gjuhën angleze të mësuesve të ardhshëm, pastaj në zhvillimin e anglishtes për qëllime specifike dhe gjithashtu në rafinimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të metodologjive për mësimdhënie online pasi ato do të jenë gjithnjë e më të pranishme në të ardhmen.

Të gjithë pjesëmarrësit shprehën kënaqësinë e tyre për organizimin dhe temën e uebinarit.

Google+