“Universiteti ynë falë punës së gjithë stafit e në veçanti stafit akademik, vazhdimësisë së reformave në mbajtjen dhe rritjen e cilësisë, punës me studentët dhe politikës së ndryshimeve të vazhdueshme po arrin performancë të shkëlqyeshme ndërkombëtare. Njohja e punës tonë na motivon dhe na bënë që të punojmë edhe më fortë dhe të gjithë së bashku të arrijmë rezultate edhe më të mira, në të gjitha aspektet e në veçanti në ofertën akademike dhe cilësinë e mësimdhënies. Universiteti ka treguar kondicion përshtatje dhe është shndërruar jo vetën në zbatues të modeleve, por edhe krijues dhe nxitës i modeleve të reja në arsimin sipëror”, thotë Rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti.
Krahasuar me vitin 2016, që në rang botëror UEJL ishte renditur në vendin e 7741, në vitin 2020 ka shënuar ngjitje marramendëse prej plotë 3283 vende më lart dhe tani është i renditur në vendin e 4458, duke u cilësuar si Universiteti më ngjitje më të lartë në rajon sa i përket performancës akademike.
Universiteti i Evropës Juglindore ka shënuar rezultate pozitive sipas të gjitha treguesve, duke filluar nga prezenca, vizibiliteti, numrit të citimeve dhe publikimit të punimeve shkencore të stafit akademik.
Universiteti i Evropës Juglindore këtë vit do ta shënoj 20 vjetorin e themelimit dhe gjatë këtyre viteve gjithmonë ka ndjekur një politikë të përshtatjes së vazhdueshme me trendët ndërkombëtare të menaxhimit dhe ofrimit të cilësisë në të gjitha nivelet.
Lista e Webometrics është publikuar në fund të muajit janar të vitit 2021.
