Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Rektori Bexheti dërgoi telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Prof. Zejnullah Gruda

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, me rastin e ndarjes nga jeta e prof. Zejnullah Gruda, nëpërmjet një telegrami i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit.

“Profesor Gruda ishte bashkëpunëtor i Universitetit tonë dhe disa vite me radhë ka qenë pjesë e familjes sonë akademike. E kujtojmë atë si një njeri vital, profesionist të vërtet dhe si njeriun që nga studentët është vlerësuar me notat më të larta.”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Prof. Dr. Zejnullah Gruda që nga themelimi i UEJL-së e deri në pensionim ka qenë pjesë e Fakultetit Juridik, duke ligjëruar lëndët e së drejtës ndërkombëtare.

Google+