Gjatë vizitës, e cila kishte karakter informues, u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit me ambasadën dhe për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve dhe partneriteteve të ndërsjella.
Rektori Bexheti, e njoftoi ambasadorin Silvesteri me rrjedhat aktuale në UEJL, mënyrën e funksionimit, udhëheqjen e Universitetit si dhe me disa nga prioritet e Universitetit në të ardhmen e afërt.
Prorektorja Arifi, bëri një retrospektivë të bashkëpunimi të Universitetin tonë me ambasadën dhe universitetet italiane.
Në takim u theksua suksesi i zbatimit të gjuhës italiane si lëndë zgjedhore në Universitet, ku interesi i studentëve për ta mësuar këtë gjuhë është shumë i madh.
Aktualisht realizohen me dhjetëra projekte të përbashkëta mes Universitetit të Evropës Juglindore dhe universiteteve më të njohura italiane.
