Të nderuara kolege, motra dhe nëna,
Në emrin tim personal por edhe në emër të gjithë Rektoratit dhe kolegëve tjerë nga Familja jonë Institucionale, Ju urojmë 8 Marsin, Ditën e Gruas e mbi të gjitha Ditën e Nënës.
Universiteti i Evropës Juglindore mund të krenohet me përfaqësimin e femrës në të gjitha nivelet e menaxhimit, por edhe në përfaqësimin e femrave në numrin e përgjithshëm të studentëve. Sa herë që festojmë 8 Marsin, e theksojmë këtë fakt, që të shërbejmë si model se si duhet të respektohet barazia gjinore.
Kjo ditë shumë domethënëse për gratë, le të jetë nxitje për reflektim dhe veprim konkret, që ata të mos ndjehen aspak të pabarabarta në të gjitha sferat e shoqërisë dhe njëkohësisht të punojmë për këtë qëllim jo vetëm sot, por gjatë tërë kohës.
Me këtë rast, dëshiroj t’i falënderoj të gjitha gratë përfaqësuese të familjes sonë institucionale për kontributin e dhënë, pa të cilin nuk do të ishim këtu ku kemi arritur bashkë.
Qofshi e rrofshi pa dhimbje, përplot dashuri, me përmbushje të plotë shpirtërore dhe respekt të merituar.
Rektori,
Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti
