Memorandumi, u nënshkrua të premten (18 mars 2022), nga Rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe Kamruddin Shams, kryetar i Fonadcionit Shams.
Të dy institucionet ndajnë vlera të përbashkëta dhe për këtë qëllim nëpërmjet këtij memorandumi, dëshirojnë që ta zhvillojnë nivelin e bashkëpunimit në drejtim të ofrimit të sa më shumë programeve studimore në gjuhën angleze për studentët e përzgjedhur nga Fondacioni Shams.
Po ashtu, Fondacioni Shams, do të ndaj Bursa për studentët e përzgjedhur në programet në gjuhën angleze në UEJL.
Aktualisht, në UEJL studiojnë 26 studentë, të përkrahur nga Fondacioni Shams.
Fondacioni Shams, si pjesë e Fondacionit Dallas, është një organizatë filantropike e regjistruar në SHBA e përkushtuar për përmirësimin e aftësive dhe zhvillimit ekonomik të njerëzve nëpërmjet arsimimit dhe zhvillimit të karrierës.
