Me nënshkrimin e këtij memorandumi, të dy institucionet, do të nxisin dhe realizojnë aktivitete në fushat programore, si: Biznesi dhe Menaxhimi, Ekonomia, Banka, Kontabiliteti, Sigurimet dhe fusha të tjera të identifikuara së bashku.
Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti VUZF, do të bashkëpunojnë, po ashtu në këmbimin e stafit dhe studentëve, në krijimin e diplomave të përbashkëta, në mbikëqyrjen e punës hulumtuese të studentëve të doktoraturës, në mbajtjen e shkollave verore dhe organizimin e praktikës për studentët .
