Në marrëveshje, po ashtu, thuhet se palët, së bashku do t’iu përgjigjen sfidave globale dhe rajonale përmes përvojës së përbashkët dhe kapaciteteve plotësuese në fushën e shkencës, teknologjisë dhe arsimit.
UEJL dhe UPZ, do të bashkëpunojnë edhe në realizimin e projekteve të përbashkëta në kudër të programeve ndërkombëtare, siç është Erasmus + dhe Horizont Europe.
Të dy institucionet e arsimit të lartë, sipas marrëveshjes, do të gjenerojnë dhe ndajnë njohuritë e reja si dhe do të lehtësojnë partneritetin në fushat e interesit të ndërsjellë.
