Universiteti i Evropës Juglindore dhe Zyra e NDI-së në Maqedoninë e Veriut (Instituti Nacional Demokratik), sot (23 mars 2022), në Shkup nënshkruan dy memorandume bashkëpunimi, njërin për përkrahjen e të punësuarve në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në programet magjistraturës dhe doktoraturës të Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore dhe memorandum tjetër bashkëpunimi për ofrimin e mundësisë për studentët për realizimin e punës praktike në NDI në Shkup.
Memorandumi u nënshkrua nga rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenf Bexheti dhe drejtori i NDI në Maqedoninë e Veriut, Robert Scott Heaslet.
Memorandumet e nënshkruara bazohen në rëndësinë ngritjes së kapaciteteve të institucioneve duke theksuar bashkëpunimin me akademinë si dhe ofrimin e mundësisë për studentët për të fituar dije dhe përvojë në studimet e tyre profesionale dhe karrierë.