Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

7 Marsi - Urimi i Rektorit

Urimi i Rektorit

Në kohë festash, ne gjithmonë i kthehemi historisë, për të kujtuar përpjekjet dhe sakrificat që kanë bërë nismëtarët dhe ideatorët e shkollës bashkëkohore shqiptare. Ne jemi krenar për gjithë punën e bërë, por mbi të gjitha jemi krenarë për pozitën dhe të arriturat e institucionit tonë arsimor, Universitetit të Evropës Juglindore, i cili paraqet modelin më të mirë të zhvillimit dhe përparimit të arsimit në gjuhën shqipe.

Shfrytëzoj rastin, të gjithë kolegëve, të gjithë arsimtarëve dhe të gjithë mësuesve tua uroj 7 Marsin – Ditën e Shkollës së Parë Shqipe, me dëshirën që vitin e ardhshëm kjo festë të na gjejë me rezultate dhe suksese më të mëdha në sferën e arsimit në të gjitha nivelet.

Akad.Prof.Dr. Abdylmenaf Bexheti

Rektor i Universitetit të Evropës Juglindore

Google+