Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes UEJL dhe Institutit Ndërkombëtar për Transferim të Dijeve dhe Qendrës shkollore Velenje nga Sllovenia

Universiteti i Evropës Juglindore, Instituti Ndërkombëtar për Transferim të Dijeve (International Institute for Knowledge Transfer) dhe Qendra Shkollore Velenje (Šolski Center Velenje / MIC Velenje), nga Sllovenia, sot (24 mars 2022) në Tetovë, nënshkruan memorandum bashkëpunimi me qëllim të ofrimit të një kuadri për bashkëpunim ndërmjet palëve në aktivitetet që lidhen me objektivat e projekteve "Bridding the Skills Gap" dhe "Smooth Meetup of Digitalization and Future Jobs Skills", të zbatuara nga Universiteti i Evropës Juglindore. - Tetovë.

Memorandumi u nënshkrua nga rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, drejtori i Institutit Ndërkombëtar për Transferim të Dijeve, Janez Dekleva dhe drejtori i Qendrës Shkollore Velenje, Janko Pogor (Janko Pogorelčnik).

Konkretisht, objektivi i bashkëpunimit është të adresojë bashkëpunimin e Palëve në projekte në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar, transferimin e dijeve dhe teknologjive që lidhen me transformimin digjital dhe tranzicionin e gjelbër të sektorëve ekonomikë dhe zhvillimin e programeve të trajnimit për shkathtësi të nevojshme të profesioneve të së ardhmes.

Google+