Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

TELEGRAM NGUSHËLLIMI

Në emër të Universitetit të Evropës Juglindore po ua shpreh ngushëllimet më të sinqerta me rastin e ndarjes nga jeta të diplomates dhe sekretares së mëparshme të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve dhe mbi të gjitha mikes së madhe të shqiptarëve Znj. Madeline Albright.

Roli dhe kontributi i saj në vendosjen e paqes në botë e posaçërisht në Ballkan, do të mbetet si shenjë dalluese dhe fakt i pamohueshëm historik.

Universiteti i Evropës Juglindore vlerëson se mungesa e znj. Albright, do të paraqes një boshllëk të madh në diplomacinë ndërkombëtare, kurse rajoni ka humbur një përkrahëse të madhe të aspiratave për integrimet dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Me respekt,

Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti

Rektor i Univerisitetit të Evropës Juglindore

Google+