Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Biblioteka "Maks van der Shtul" e UEJL-së shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit

Biblioteka “Maks van der Shtul” e Universitetit të Evropës Juglindore, me një manifestim rasti shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe të të Drejtave Autoriale.

Për rëndësinë e kësaj dite foli koordinatorja e Bibliotekës “Maks va nder Shtul”, Elmedina Abdullai, e cila tha se qëllimi i kësaj ngjarje është që të kuptojmë më shumë për rëndësinë e librit dhe të lexuarit të librave.

Në kuadër të këtij aktiviteti, kandidatja në studime të doktoratës, Donika Bakiu, prezantoi hulumtimin “Sa lexojnë të rinjtë”.

Për punën tyre dhe aktivitetet, folën: Gjylten Ajruli, përfaqësuese e Bibliotekës së Qytetit “Koço Racin”, Manushaqe Halili, shkrimtare, Naser Miftari, arsimtar, Rezarta Elezi Vlora Reçica, përfaqësuese e Stella dhe Xhemail Ziberi.

Po ashtu, në kuadër të këtij manifestimi, iu ndanë mirënjohej personave që promovojnë leximin dhe vlerat në shoqëri, mirënjohje studentëve më të rregullt të bibliotekës, si dhe mirënjohje nxënësve më të rregullt të bibliotekës.

Google+