Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt tryeza e rrumbullakët për fuqinë e butë të Francës në Ballkanin Perëndimor

Në Universitetin e Evropës Juglindore, sot (17 mars 2022) u mbajt Tryezë e rrumbullakët me temë: “Fuqia e butë e Francës në Ballkanin Perëndimore”, që u organizua nga Instituti Shkencor “Maks Van der Shtul” (IMVDSH) dhe Zyra për bashkëpunim ndërkombëtarë e UEJL-së. Në këtë debat, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i Francës në Shkup, Sh. T. Ciril Baumgartner (Cyrille Baumgartner), u promovua fillimi i projektit të përbashkët mes IMVDSH të UEJL-së dhe Universite de Franche Comte (UFC) të Francës të titulluar “Esplorado”.

“Universiteti i Evropës Juglindore mbetet një model i universitetit shumëgjuhësor, liberal, me politikë ekuidistance ndaj të gjithëve dhe me përdorim fleksibël të gjuhëve e ky atribut e bënë atë të veçantë. Nuk ka vend më ideal se universitetet, e në këtë rast me mundësi më ideale se UEJL-ja, ku mund të trajtohet tema e kësaj tryeze”, tha në fjalën e tij, Rektori Akad.Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, i cili njëkohësisht falënderoi ambasadorin Baumgarten dhe institucionet franceze për përzgjedhjen e Universitetit tonë për realizimin e këtij projekti.

Rektori Bexheti, tha se, gjatë takimit paraprak me ambasadorin Baumgartner, i shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit, ku së bashku konstatuam se bashkëpunimi mes UEJL dhe universiteteve franceze mund të realizohet në tre komponentë, edhe atë: bashkëpunimi akademik, në zhvillimin e kurrikulave interdisiplinare ndërmjet shkencave sociale dhe atyre teknike; avancimi i hulumtimeve shkencore, ku këtu Instituti MVDSH i bashkon fakultetin e shkencave sociale dhe atë teknike në zhvillimin e hulumtimeve të përbashkëta dhe komponenti i tretë është impakti social i Universitetit.

Ambasadori i Francës, Ciril Baumgartner, në fjalim e tij, tha se pas Shkupit, në qendër të bashkëpunimit është Tetova dhe në kuadër të këtij partneriteti “Universiteti i Evropës Juglindore është i renditur shumë lart në listën e bashkëpunimit si për Alenacën Franceze të Tetovës dhe Ambasadës së Francës”.

Në këtë tryezë, me fjalimet e tyre u prezantuan, Leila Lankarani, UFC (online), Gordan Georgiev, Forum for Reasonable Policies, Ardita Abazi, European Policy Institute, Bujar Luma, OJQ “Loja”, Frederic Spagnoli, UFC dhe Albulenë Halili, MVDSI-UEJL.

Tryeza u moderua nga drejtori i IMVDSH, Prof. Dr. Veli Kreci, Frederic Spagnoli, nga UFC dhe Bujar Sinani, udhëheqës i Zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar.

Google+