Për temën, para studentëve folën, gra të suksesshme në profesionet e tyre, si: Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtarë dhe Hulumtime, Prof. Dr. Besa Arifi, ish-ministrja e Arsimit, Mila Carovska, drejtoresha e Qendrës REA, Qanie Selimi, kryetarja e Forumit të Gruas, Xhane Kreshova, Flora Shabani, Vlora Akiki, Sabina Memishi dhe Zamira Bexheti Zylbeari.
Në fjalimin e tij përshëndetës, Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, ua uroj të gjitha grave 8 Marsin, me dëshirën që përparimi i gruas të zhvillohet në të gjitha aspektet, duke u bazuar në merita, pavarësisht gjinisë.
“Ne në Universitetin e Evropës Juglindore, nga niveli më i ulët i menaxhmentit deri në nivelin më të lartë, gratë janë të përfaqësuara denjësisht edhe atë jo se ato janë gra, por se postin e kanë fituar sipas meritave dhe aftësive të tyre”, tha Rektori Bexheti.
Po ashtu, ai u bëri thirrje grave që të jenë më rezistente dhe të dalin nga indiferenca dhe ta krijojnë vetëbesimin se ai është real.
“Struktura studentore sipas gjinisë në UEJL është 51% në favor të gjinisë femërore dhe një tregues tjetër i rëndësishëm është edhe suksesi, ku përqindja e studentëve femra me sukses të shkëlqyeshëm është dukshëm më e madh se i meshkujve.”, tha Rektori Bexheti
Prorektorja, Besa Arfi, tha se me përfundimin e shkollimit, ëndrra e saj ka qenë që ta realizojë veten në një institucion, ku femrat respektohen dhe çmohen në bazë të aftësive dhe meritave dhe këtë e gjeta në UEJL.
Ish- ministrja, Carovska, duke kujtuar përpjekjet e grave për barazi të plotë, veçoi rastin e sotshëm ku në këtë mes janë bashkë femra e meshkuj dhe ku qartë dëshmon se ky universitet barazinë gjinore dhe dallueshmërinë e sheh si përparësi e jo mangësi.
Për përvojën e tyre folën edhe panelistet tjera, të cilat me mjaftë interes u ndoqën nga studentët dhe stafi i pranishëm.
Për pjesëmarrësit në këtë panel diskutimi dhe stafin e pranishëm të gjinisë femërore Rektori në shenjë simbolike u dhuroi nga një lule.
