Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U mbajt tryezë e rrumbullakët për sfidat e shteteve të reja në politikën e jashtme

“Sfidat e shteteve të reja në politikën e jashtme”, ishte tema e Tryezës së rrumbullakët, që u mbajt sot (24.03.2022), në Universitetin e Evropës Juglindore dhe që u organizua nga Fakulteti i Shkencave Shoqërore Bashkëkohore, ku e ftuar ishte zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, znj. Donika Gërvalla.

Në fjalën e tij të hapjes, rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, falënderoi ministren Gërvalla për pjesëmarrjen saj në këtë tryezë me një temë kaq aktuale.

“Lindja e shteteve të reja, nuk mund të krahasohet me lindjen e një fëmije, të cilët me automatizëm marrin një certifikatë lindjeje, por realisht një shtet i ri lind, sakrifikon dhe duhet të punoj shumë për tu dëshmuar. Shtetet e reja janë edhe ekonomi të reja. Lindja e një shteti është një proces shumë i vështirë dhe me shumë sfida.”, tha mes tjerash rektori Bexheti.

Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se ndjehet e privilegjuar që gjendem në mesin tuaj dhe që shoh kaq interesim për të dëgjuar për sfidat e Kosovës si shtet i ri. Ajo e përshkroi procesin dhe vështirësitë që ka hasur Kosova në shtetndërtimin e saj.

“Kosova ishte e fundit që e përfundoi luftën dhe krijimi i shtetit ishte një proces i vështirë dhe në fillimet e tij, ndërtimi i shtetit të Kosovës filloi si një protektorat ndërkombëtarë, që më vonë të krijoj institucionet e veta të pavarura, në vitin 2008, me përkrahjen e SHBA dhe shteteve të BE-së. Të ndërtosh një shtet nga fillimi është një sfidë të paimagjinueshme dhe gjithë këto vite Kosova përballet me shumë sfida, duke filluar nga ato ekonomike deri te ato të sigurisë.”, tha ministrja Gërvalla.

Në këtë panel me diskutime morën pjesë: dekani i FSHSHB-së Prof. Dr. Abdulla Azizi, Prof. Dr. Bekim Nuhiu dhe drejtori i Agjencisë për Zbatim e Gjuhëve, Prof. Dr. Ylber Sela.

Në këtë tryezë të rrumbullakët morën pjesë studentë të UEJL-së, të cilët ministrja Gërvalla i ftoi që të aplikojnë për punë praktike në këtë ministri, që për së afërmi të shohin funksionimin diplomacisë së Kosovës.

Google+