Konferenca mbahet me rastin e shënimit të 2 Prillit – Ditës Botërore për Ngritjen e Vetëdijes për Autizmin.
Në emër të rektorit Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, të pranishmëve iu drejtua prorektori për Planifikim Akademik dhe Digjitalizim, Prof. Dr. Adrian Besimi.
“Universiteti ka një bashkëpunim mjaft të frytshëm me Kolegjin Hemerer dhe konferenca e sotshme është dëshmi që ky bashkëpunim do të rritet dhe zgjerohet, posaçërisht me hapjen e fakultetit të ri, atë të Shkencave Shëndetësore.”, theksoi në fjalimin e tij prorektori Besimi.
Presidenti i Konferencës, Dr. Bojan Radic , tha se autizimi shumë pak njihet në Ballkan dhe qëllimi kryesor i Konferencës është të ndihmojë në ngritjen e vetëdijes në vendet e Ballkanit, pasi kemi të dhëna se në këto vende shumë pak dihet për autizmin.
Konferenca ka për qëllim të ofrojë informacione të dobishme për prindërit, studentët dhe profesionistët e fushës.
Gjatë dy ditëve, ekspert të njohur botëror ligjërojnë para të pranishmëve, ku në ditën e parë përfshihet qasja mjekësore dhe në ditën e dytë qasja edukative për autizmin.
