Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL dhe Asociacioni i Alumnive Amerikan nga Maqedonia nënshkruan Memorandum bashkëpunimi

UEJL dhe Asociacioni i Alumnive Amerikan nga Maqedonia nënshkruan Memorandum bashkëpunimi

Me qëllim forcimin, nxitjen dhe afirmimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, sot (18 prill 2022), Universiteti i Evropës Juglindore, i përfaqësuar nga rektori Akad.Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti dhe Asociacioni i Alumnit Maqedonas – Amerikan (AAMA), i përfaqësuar nga kryetarja Verica Jordanova nënshkruan Memorandum bashkëpunimi.

Të dy institucionet, do të bashkëpunojnë në drejtim të angazhimit të studentëve në punë praktike, në hartimin e projekteve të përbashkëta hulumtuese, debateve, trajnimeve, shkëmbimit të ekspertizës dhe çështje të tjera të rëndësishme të komunitetit të biznesit dhe arsimit.

Google+