“Sakrifica, këmbëngulja dhe vullneti janë atribute të mirëfillta për zhvillim të qëndrueshëm. Këto atribute, para 15 viteve, populli i Kosovës dhe mbarë kombi shqiptar arritën që t’i jetësojnë dhe t’i përjetësojnë me shpalljen e Pavarësisë dhe krijimin e Shtetit të Kosovës. Uroj që populli i Kosovës të ketë zhvillim të gjithmbarshëm e në veçanti ekonomik dhe institucional.”, thuhet në telegram.
Studentët nga Kosova, që kanë studiuar dhe studiojnë në Universitetin tonë janë garantë dhe shembull më tipik si vlerë që po kontribuon dhe do të kontribuojë në zhvillimin e gjithmbarshëm të Republikës së Kosovës, thuhet mes tjerash në telegram.
