Ai, do të udhëheq me Senatin për një periudhë njëvjeçare. Deri më tani kryetar i Senatit ishte, Prof. Dr. Zemri Elezi, ligjërues në Fakultetin e Shkencave Shoqërore Bashkëkohore.
Prof. Dr. Mentor Hamiti, është profesor ordinar në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore dhe ligjëron lëndët në fushën e Algoritmeve, Gjuhët Programore dhe Teknologjitë, si dhe Etikën Profesionale.
Senati është organ kryesor i Universitetit për çështje akademike.
