Në debatin e organizuar nga Instituti për Politika Evropiane (EPI) me temën “Zhvillimet e reja gjeopolitike dhe ndikimi në Maqedoninë e Veriut”, Rektori Bexheti dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Bujar Osmani, iu përgjigjën disa pyetjeve relevante dhe diskutuan me audiencën rreth çështjeve që lidhen me luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në procesin e anëtarësimit në BE, me theks në Maqedoninë e Veriut dhe Partneritetin Strategjik të Maqedonisë së Veriut me SHBA-të.
Raste të tilla kontribuojnë në kuptimin më të mirë të fenomeneve gjeopolitike dhe sociale tek qytetarët dhe ndërgjegjësimin e tyre.
