Gjatë prezantimeve u shpjegua edhe metodologjia e dallueshme e Universitetit në mësimdhënie, ku përqendrimi është te digjitalizimi dhe mendimi kritik, në grupe të vogla, në punë individuale dhe studenti në qendër të vëmendjes.
Në kuadër të këtij manifestimi, u mbajtën një numër i madh aktivitetesh, si: aktivitete të Parlamentit Studentor, u promovua numri më i ri i revistës “Euroidea”, aktivitetet të Departamentit të Sportit, ku u luajt finalja mes ekipeve të shkollave të mesme dhe një program i pasur kulturor dhe zbavitës.
Universiteti i Evropës Juglindore në vitin e ri akademik ofron 29 programe studimore në ciklin e parë (Bachelor), 25 programe studimore në ciklin e dytë (Master) dhe 13 programe studimore në ciklin e tretë (PhD).
